Categories Bota

Elon Musk nominohet për çmimin Nobel për Paqen: Mbrojtës i fjalës së lirë

Emri i CEO-s të SpaceX, Elon Musk, është propozuar për çmimin Nobel për Paqen 2024 nga deputeti norvegjez, Marius Nilsen. Nilsen tha se e propozoi Musk për shkak të “mbrojtjes së tij të dialogut, fjalës së lirë dhe mundësimit të të shprehurit pikëpamjet e dikujt” në një “botë gjithnjë e më të ndarë”. Ai vlerësoi blerjen e Twitter nga Musk që tashmë ka marrë emrin X dhe ofrimin e komunikimit satelitor në Ukrainë përmes sistemit të të SpaceX, Starlink.

Nilsen lëvdoi “angazhimin e Musk ndaj fjalës së lirë” dhe theksoi rëndësinë e opinioneve të ndryshme. “Jehonat dhe njerëzit që thonë vetëm ‘po’ nuk sjellin gjithnjë idetë më të mira. Pikëpamjet, opinionet dhe proceset e mendimeve sjellin idetë më të mira”, tha ai. Komiteti i Nobelit në Norvegji, përgjegjës për zgjedhjen e fituesit, pranon nominime nga zyrtarë qeveritarë dhe akademikë.

Emri i Musk ndodhet përballë Julian Assange, Papa Françeskut dhe liderëve të ndryshëm botërorë dhe organizatave joqeveritare.Vitin e shkuar fituesja ishte aktivistja iraniane Narges Mohammadi, e njohur për mbrojtjen e të drejtave e grave dhe lirinë e njeriut në vendin e saj. Shpallja e fituesit të çmimit Nobel për Paqen është planifikuar për në muajin tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME