Elton Ilirjani ishte i ftuari i kësaj puntate në “Why Not” në RTV Ora ku zbuloi publikisht se si dëshiron ta ketë të dashurin. Duke qeshur, ai theksoi që dëshiron ti përkasë opozitës pasi ata janë të butë.
Elton Ilirjani: Të dashurin e dua në opozitë sepse e kam frikë pushtetin. Thonë se është i dhunshëm. Kështu që në opozitë se janë të butë dhe do ndahesha menjëherë sapo të vinte në pozitë, se bëj shaka.
E dua mashkullin të lahet, të mos qethet shpesh se u dalin pucrra. E ke vënë re që meshkujt në Shqipëri depilohen në vendet intime? Domethënë këta meshkujt e cuditshëm që vishen me bluzë të zezë, kanë bark, heqin sqetullat dhe nuk hedhin parfum, nuk i dua. Dhe të mos e mbaj cantën kështu.