Categories Showbiz

Zbulohet artisti që do ekzekutojë himnin zyrtar të Euro 2020

Superylli botëror i muzikës, DJ Martin Garrix është zyrtarisht këngëtari i kompeticionit më të rëndësishëm europian, Euro 2020.

DJ i njohur ka fituar të drejtën për të shkruar dhe interpretuar këngën zyrtare të kompeticionit që do mbahet vitin e ardhshëm në 12 qytete të ndryshme të Europës. Lajmi u bë i ditur nga vetë Garrix, gjatë një eventi në Amsterdam, një prej qyteteve pritëse të finaleve të Europianit.
Kënga do të zbulohet në pranverën e vitit 2020, pjesë e së cilës do të jetë edhe një tjetër  këngëtar. Kënga do të interpretohet për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020 në “Olimpico “në Romë, më 12 qershor 2020.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të shkruaj dhe interpretoj këngën zyrtare të UEFA EURO 2020. Turneu i verës tjetër do t’i afrojë tifozët me futbollin më shumë se më parë dhe me të vërtetë shpresoj se kënga ime do t’i bëjë të gjithë në Evropë të ndjehen sikur janë pjesë e saj,” tha shkurtimisht Garrix.

Kjo është hera e dytë që kënga zyrtare e një kompeticioni i besohet një DJ. Në ceremoninë e hapjesë së Lojërave Olimpike 2004 në Athinë, ekzekutoi homologu holandez i Garrix, Tiesto.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME