Categories Kuzhina

Ëmbëlsirë greke (pita portokall)

Ëmbëlsirë greke (pita portokall)

Përbërësit:

1 pako peta

5 kokrra vezë

1 gotë sheqer

2 portokallë (lëkura)

1 gotë salcë kosi

1 pako sheqer vanilje

1 pako pluhur pjekës

1 gotë lëng portokalli

1 gotë vaj ulliri

Shërbeti

3 gotë sheqer

1 gotë lëng portokalli

1 gotë ujë

Lëkura dhe lëngu i gjysmë limoni

1 shkop kanellë

Përgatitja: Në një tas rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, salcën e kosit, pluhurin pjekës, sheqerin vanilje, lëkurën e portokallit, vajin, i përziejmë derisa të na formohet një masë kremoze.

Petët sic janë të palosura fillojmë dhe i presim në shirita me gjerësi 2 cm. I shkriftojmë me duar dhe duke i copëtuar. Mund t’i vendosim dhe në furrë për ti tharë në temperaturë 90 gradë Celsius, për 1 orë. Zgjedhja është e juaja! Vendosim petët në tasin ku kemi përgatitur kremin dhe I përziejmë me pirun derisa petët të përthithin komplet kremin. Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shktrojmë ëmbëlsirën. E nivelojmë me tepsi dhe vendosim në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius, për 45-50 minuta, kur sipërfaqja e ëmbëlsirës të ketë marrë ngjyrë të artë.

Ndërkohë përgatism shërbetin. Vendosim të gjithë përbërësit në një tenxhere: sheqerin, ujin, lëngun e portokallit, lëkurën e limonit, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe shkopin e kanellës.  Nga momenti I zierjes e lëmë 5-8 minuta dhe e largojmë nga zjarri. Nxjerrim ëmbëlsirën, e lëmë të ftohet sat ë jetë e vakur e më pas e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME