Categories Lajme

Emergjenca nga covidi, Italia merr vendimin që ‘nuk pritej’

Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare. “Ekzekutivi do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 31 tetor, por pasi të njoftojë parlamentin”, tha ministrisë i shëndetësisë Roberto Speranza. Kryeministri Giuseppe Conte do t`i informojë më vonë zyrtarisht senatorët për këtë lëvizje e të njëjtën gjë do të bëjë dhe të mërkurën në parlament. Qeveria italiane fillimisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të janarit me qëllimin t`I lejonte ministrave përballjen me krizën e koronavirusit.

Ajo duhet të zgjaste 6 muaj, dhe përfundon në fund të korrikut. Sipas një ligji të vitit 1992, ekzekutivi mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për “fatkeqësi natyrore, katastrofa apo evente të ngjashme, të cilat duhet të përballohen me mjete dhe fuqi të jashtëzakonshme” edhe pa dritën jeshile të ligjvënësve dhe në një rast të tillë, ajo mund jetë në fuqi për 12 muaj. Por opozitarë si Matteo Salvini pretendojnë se “ nuk ka emergjencë shëndetësore”. Sipas kreut të Legës, “kush kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, është armik I Italisë”! Giorgia Meloni, lidere e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d`Italia”, deklaroi disa kohë më parë se “ janë gati të ngrenë edhe barrikada në rrugë” kundër zgjatjes së mëtejshme të situatës së emergjencës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME