Categories Politike

Emërimi i drejtorëve në Shkodër/ Rama mbledh me urgjencë drejtuesit e Veriut

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në selinë rozë drejtuesit e rajonit të Veriut. Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër, një temë që ka hasur në debate të forta mes anëtarëve të Partisë Socialiste.

PS-ja e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, nga detyra e koordinatorit të qarkut. Ngërçi ka vijuar me largimin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr, Valdrin Pjetrit, pasardhësit të Bushatit, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve për arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia. Pas largimit të Pjetrit, Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi deklaroi dje se struktura drejtuese e PS-së në Shkodër është shkrirë.

Dy ditë më parë, mbledhja për emërimin e drejtuesve të bashkisë Shkodër, u shoqërua me tensione pasi PS-ja lokale nuk ka pranuar të zhvillojë procesin zgjedhor në parti. Strukturat partiake të Shkodrës kanë refuzuar Senida Mesin, Luan Harushën dhe deputetë të tjerë duke thënë se nuk mund të punohet pa e ditur se cili është drejtuesi politik i qarkut.

Mësohet se një nga shqetësimet e ngritura në mbledhje ka të bëjë më pushtetin e madh që kreu i qeverisë i ka lejuar Tom Doshit, i cili pavarësisht se kandidon në zgjedhje me logon e partisë Social Demokrate, ka vazhduar të ketë influencë në PS, përmes marrjes nën kontroll të drejtorive në Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME