Categories Lajme

Rrëfimi i anglezit në “The Sun”: U martova me një shqiptare, por u divorcova pas një jave

Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshin një vajzë shqiptare. Një 39-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-vjeçe nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para. Ai nuk e ka pranuar këtë marrëveshje me vajzën shqiptare dhe kështu ka nisur procedurat e divorcit…por historia vijon edhe më tej! Ja çfarë i ka treguar ai psikologes Deidre.

“Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gabim që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi. Ajo është 23-vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

Fatkeqësisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do ta dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacionin. Unë pranova dhe u martuam menjëherë. Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua… por sërish ajo vazhdoi zanatin.

Fillova të bëj gati divorcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua. Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime, por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli. Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka marrosur, por e di që po bëj gabim. Ndihem shumë keq sepse e kam të vështirë të largohem prej saj…”

Përgjigjja e psikologes

“Ti je një persona i kujdesshëm dhe me vlera dhe nuk mund të pranosh martesën me një punonjëse seksi. Nëse e ke të vështirë të shkëputesh prej saj pasi e takon, atëherë mos e tako. Duke bërë seks me të edhe nuk shkëputesh por njëkohësisht edhe rrezikon të marrësh ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, duke marrë parasysh që vajza fle me shumë meshkuj. Të këshilloj ta harrosh atë dhe të vijosh me procedura e divorcit. Gjithashtu fillo të dalësh dhe të njohësh miq dhe persona të rinj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME