Categories Lajme

Emigrantët “fundosin” euron, niveli më i ulët nga gushti 2008

Euro e ka nisur javën e fundit të këtij viti, duke u nënçmuar me shpejtësi në raportet e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 122.76 lekë, duke rënë me 0.19 lekë në krahasim me ditën e premte dhe duke vendosur një tjetër rekord të ri që prej muajit gusht 2008, kur këmbehej mesatarisht me 121.44 lekë.

Kjo rënie ishte e pritshme, pas fluksit të lartë të emigrantëve që u dynd drejt Shqipërisë gjatë fundjavës me synim kalimin e Krishtlindjeve pranë familjeve të tyre. Tradicionalisht ata sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro dhe gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë.

Në kahun tjetër, ekspertët e tregut valutor pohojnë se qarkullimi i monedhës vendase mbetet i dobët, për shkak dhe të konsumit të frenuar, duke kufizuar ofertën në lekë, çka po ndikon në forcimin e saj. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se oferta e parasë këtë vit ka ardhur në rënie.

Mungesa e qarkullimit të lekut dhe oferta e shtuar në valutë kanë bërë që këtë vit, efektet sezonale të fillojnë të ndihen më shpejt. Gjatë gjithë dhjetorit, euro vetëm ka shënuar rënie, duke humbur 1.5 lekë vetëm gjatë 24 ditëve të para të muajit.

Ekspertët e tregut valutor presin që në fillim të vitit të ardhshëm euro të stabilizohet disi, megjithëse zhvillimet e dy tre viteve të fundit kanë rezultuar të paparashikueshme, teksa rënia e fortë e euros nuk shpjegohet zyrtarisht me përmirësim të dukshëm të bilancit të llogarisë korente (hyrje-daljeve të valutës në vend). Në tremujorin e parë dhe të tretë, madje ky bilanc u përkeqësua, çka teorikisht duhet të kishte ndikuar në forcimin e euros, por në fakt nddhi e kundërta.

Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh në qershor, kur euro ra me shpehtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në 5 qershor, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore të pandalshme rënëse.

Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME