Categories Lajme

Emigrantët nga Siria, Lleshaj: Shqipëria nuk ka kapacitete pritëse

Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur ndonjë fluks emigrantësh nga lindja e mesme, në rast se hapet kufiri me Greqinë. Sipas ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, Shqipëria do të ndjekë metodat e shteteve të tjera nëse përballemi me klandestinët.

Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur flukse të mëdha klandestinësh në rast të hapjes së kufirit grek. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se në rast të ndonjë vale emigrantësh Shqipëria do veprojë si shtetet e tjera evropiane.

Lleshaj: Ne nuk kemi kapacitete për të menaxhuar flukse të mëdhaja, ashtu sikundër nuk i kanë edhe vende shumë herë më të fuqishme sesa Shqipëria. Do të ndjekim atë politikë që po ndjekin vendet e BE. Gjatë diskutimeve në komisionin e integrimit Lleshaj u pyet dhe për operacionin forca e ligjit për të cilin tha se qeveria ishte e detyruar të hartojë  për shkak të lirimeve nga burgu të disa individëve të rrezikshëm kriminal.

Pas miratimit të aktit normativ Anti-KÇK qeveria pritet të krijojë Agjencinë për Sekuestrimin e Provave Materiale të Sekuestruara nga agjentët e OFL-së. Sipas drejtorit të kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë pasuritë e sekuestruara mund të përdorën pavarësisht procesit që vijon. “Administratori jo vetëm e ruan, por mund tia japë në përdorim një oficeri të policisë” Sipas ministrisë, agjencia do të marrë në dorëzim provat materiale të cilat prokuroritë dhe gjykatat nuk kanë hapësirë për ti ruajtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME