Categories Lajme

Emigranti pickohet nga gjarpri, dërgohet në spitalin e Korçës

Një emigrant nga vendet e Lindjes, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, është pickuar nga gjarpëri teksa po ecte në periferi të fshatit Trestenik të Devollit. Sipas informacioneve paraprake të policisë së Devollit, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë, raporton gazetari Roland Beqiraj.

Banori ka gjetur dy emigrantë në fshat, njëri prej të cilëve kishte shfaqur probleme shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit ndërsa konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Bilishtit, dy emigrantët jane dërguar në spitalin e Korçës për mjekim më të specializuar. Gazetari mëson se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME