Categories Lajme

Emiljano Shullazit i ndalohet të takojë edhe avokatin

Avokati i Emiljano Shullazit Vladimir Meçi dhe avokatët e tjerë të grupit nuk janë lejuar të takojnë klientët e tyre në regjimin 41 Bis. Për Meçin kjo është e papranueshme dhe joligjore pasi sipas tij, çdo personi duhet ti jepet e drejta e mbrojtjes. Siç e tha dhe në një deklaratë për mediat ditën e shtunë, Meçi u shpreh se izolimi i Shullazit, bëhen për të hedhur zhurmë në opinionin publik, pasi ndaj tij nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatave. Shullazi ndodhet në bùrgun 313, ku po i nënshtrohet regjimit 41 bis, në qeli të përshtatura posaçërisht për këtë lloj izolimi.

“Është një veprim haptazi i kundraligjshëm, abuziv, është një hap për të mbuluar punën e dobët të SPAK. Është duke u cënuar prezumimi i pafajësisë, sa kohë që Emiljano Shullazi, nuk është vërtetuar me vendim të formës së prerë, që ka krijuar apo është pjesëmarrës në një organizatë kriminale.  Në kushtet kur Ministri i Drejtësisë konstaton se ka pasur kontakte Emiljano Shullazi me grupe dhe organizata kriminale, ne nuk dimë që të ketë një hetim penal të lidhur me këtë”, u shpreh Meçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME