Aktori Rezart Veleshnja është futur mes ‘luftës’ që moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur duke sulmuar dhe kritikuar hapur koleget e saj, Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca, për mënyrën se si dukeshin vite më parë, apo për jetë që bëjnë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Veleshnja, i cili sot në një status në Instagram publikoi një foto ‘bio’ të Vejsiut, e cila është shkrepur shumë vite më parë dhe prezantuesja zor se njihet.
Krahas fotos, me nota ironie, Veleshnja për t’i marrë hakun Xhemit, shkruan se edhe Eminemi do ta kishte zili moderatoren për shpejtësinë e të folurit. “Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të,”- shkruan mbi foto Rezart Veleshnja.
Aktori nuk është ndalur me kaq. Krahas fotos ai shkruan, sërish me ironi, se e do shumë Alketën dhe urrën çdo njeri që e shan. “Ta dish Alketa unë të dua shumë, të kam shumë xhan, të adhuroj, madje e urrej këdo që të shan ty,”- shkruan më tej aktori.

