Categories Lajme

Emisioni mbetet me një moderator, “Top Channel” largon dy vajzat që u konfliktuan fizikisht

Emisioni i mëngjesit në Top Channel, televizion kombëtar i Shqipërisë, nisi sot me një moderator, Blendi Salaj, pas vendimit të televizionit për të larguar nga puna dy vajzat që e shoqëronin 5 ditë në javë në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, dy moderatoret Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Salaj e nisi dhe vijoi emisionin në shoqërinë e një banoreje të Big Brother, Heidi Baçi, që ka probeme me artikulimin e shqipes, sepse është rritur në Itali dhe që nuk e njeh formatin e emisionit. Ai tha se emisioni do të ridimensionohej dhe çdo ditë do të ketë dikë në studio për të mbushur vendin e lënë bosh nga dy moderatorët e larguara.

Largimi i dy moderatorëve erdhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre që u bënë publike edhe në mediat. Dje, në mëngjesit e fundit në ekran, dy moderatoret, së bashku me Blendi Salajn, mohuan kategorikisht çdo konflikt.

Gjatë transmetimit, ato theksuan se lajmet e qarkulluara nuk kanë asnjë bazë reale dhe se asnjë incident nuk ka ndodhur mes tyre, qoftë verbal apo fizik.

“Nuk ka ndodhur kurrë”, u shprehën ato në mënyrë të prerë. Muçaj shtoi se këto zëra nuk i kanë pëlqyer aspak, duke theksuar se është e padobishme dhe e pavend të flitet për përplasje të sajuara që nuk ekzistojnë. Ajo u shpreh se ndihet mirë që publiku ka nisur ta kuptojë realitetin dhe të mos i besojë çdo lajmi të shpërndarë në portale.

Por mohimi nuk ndikoi te stafi drejtues që vendosi t’i largojë, në ditën e dytë të javës së saponisur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME