Categories Lajme

Ekzekutimi i Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh…

Dy autorët e arrestuar për vrasjen e Englatin Progës në Pogrades kanë lënë qelinë e paraburgimit të Drenovës pas 15 muajsh. Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, dhe vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë. Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së autorit, Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje.

Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje. Jashtë lokalit ka qenë autori, Denis Meçe me dy të tjerë Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë. Autori Denis Meçe u largua nga vendgjarja, por u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë. Bashkë me të, për moskallëzim krimi u proceduan edhe Voltan Shkulaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe. Ky ifundit po hetohet edhe për bashkëpunëtor në vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME