Categories Lajme

44-vjeçari shqiptar vritet nga bashkatdhetari në SHBA! E shkuara e viktimës! Nipi i tij: Ishin miq

Një 44-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions

Viktima Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 21:40 ku shqiptari u gjet i pajetë në verandë.

I dyshuari, një banor i Farmington Hills, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit, ndërsa u gjet pistoleta me të cilën u krye vrasja, që rezulton të ishte raportuar e vjedhur.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. Nipi i viktimës tha për CBS Detroit se i 65 vjeçari ishte mik i Franceskut.

“Ishte mik i tij”, tha Mark Gjura. “Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Gjatë ndeshjes së Lions, mora një telefonatë nga miqtë që më thanë se kishte pasur të shtëna në Prime 7 sepse unë punoja atje, dhe mamaja ime tha: ‘Është Franco, është Franco’, dhe pastaj nxituam për në spital të gjithë së bashku si familje.”

Sipas WWJ, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME