Categories Lajme

EMOCION.UESE/ De.batoi me të atin dhe u zhduk! Nënë e bir takohen në ‘Pa Gju.rmë’ pas 3 muajsh (VIDEO)

TIRANE- I humbur 3 muaj më parë, Vasil Nexha mbërrin në ambientet e Report TV, nënë e bir takohen live në studion e ‘Pa gjurmë’. Merr fund ‘rebelimi’ i të riut, pas hatërmbetjes me të atin dhe njerkën. Vasili u largua nga shtëpia në Greqi ku jetonte me të atin, pas divorcit të prindërve.

Emocione të papërshkrueshme gjatë transmetimit live, në këtë bashkim zemrash, kur Vasil Nexha, 22-vjecari i humbur më 30 qershor u takua me nënën.

Deri afro një javë më parë asnjë informacion nuk kishte për 22-vjeçarin, që nga dita kur u zhduk, derisa babai i tij Nikoljani nga Greqia kontaktoi me stafin e ‘Pa Gjurmë’ për të denoncuar humbjen e të birit. Një javë më pas ishte nëna e Vasilit, Vjollca Cauli që vendosi të vijë në studio në kërkim të djalit.Falë shumë telefonatave si dhe këmbënguljes në ‘Pa gjurmë’ u bë e mundur që Vasili të bashkohet me familjarët e tij.Fillimisht nëna u surprizua me një telefonatë live nga Vasil Nexha, ndërsa më pas i biri mbërriti në ambientet e Report TV. Emisioni ‘Pa Gjurmë’ e risolli mbrëmjen e së të enjtes këtë histori, duke realizuar live takimin nënë e bir, ky i fundit kishte mbërritur vetëm pak orë para transmetimit të emisionit, në Tiranë.Çaste të papërshkrueshme që lanë pa fjalë në pak minuta edhe vetë stafin ‘Pa gjurmë’.Muajin e fundit Vasili kishte qëndruar në qytetin e Korcës, ndërsa jetonte duke kërkuar ndihmën e qytetarëve atje, apo edhe nga ndonjë punë që mund te gjente. Gëzonte shëndet të mirë, por ishte i lodhur nga ana psikologjike, pasi kishte lëvizur në disa qytete në juglindje të vendit përgjatë këtyre muajve, që kishte vendosur të rrinte larg familjes. Kohë për të cilën nuk ai nuk preferoi të bënte asnjë koment.Mjaft telefonata që mbërritën gjatë transmetimit live një javë më parë, zbuluan itinerarin e mundshëm të  22-vjeçarit, fillimisht në Shtyllas (Fier)-Skrapar-Ersekë-Korçë, dyshimet se ai punonte si bari. Ky itinerar ndihmoi stafin e ‘Pa Gjurmë’, i cili udhëtoi drejt juglindjes së vendit. Atje ku mendohej se gjendej Vasil Nexha.Kjo edhe për faktin se pas zhdukjes së tij, sistemi TIMS kishte zbuluar gjurmët e 22-vjeçarit në Shqipëri, më 7 korrik të këtij viti. Pavarësisht tentativës së prindërve dhe familjarëve të tjerë ende nuk ishte mësuar asgjë, deri në ato momente, për fatin e 22-vjecarit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME