Categories Lajme

Emrat\ Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humbin jetën 4 persona, mes tyre dhe një 16-vjeçare

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnate në FushëKrujë-Milot, ku kanë humbur jetën 4 persona. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën shoferët dhe dy pasagjerët që ndodheshin në secilin prej mjeteve.

Viktimat janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj 16 vjeç. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur dhe një grua, e cila sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën, në spital. Në pamjet e siguruara nga Fax News, në anë të rrugës shihen vetëm mbetje nga mjetet e përplasura.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe, dhe manovra e gabuar e njërit prej mjeteve. Aksi ku ka ndodhur aksidenti i sotëm, është një nga më problematikët, pasi siç edhe shihet në foton e mëposhtme, në të njëjtin vend ka ndodhur një tjetër aksident i katërfishtë.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A. Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME