Categories Lajme

EMRAT/ Dy vi.ktima e dy të pla.gosur në Cërrik! Karroca me gomar i pret rrugën, makina pë.rplaset me një tjetër

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Kamuna të Cërrikut ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Viktimat janë Agron Shermadhi 48 vjeç banues në fshatin Lumas, Cërrik,  i cili ishte pasagjer në një nga automjetet e përplasur si dhe  Agim Menci 50 vjeç i cili drejtonte një karrocë të mbushur me misër që tërhiqej nga një gomar.

Ndërkohë dy drejtuesit e automjeteve, që kanë mbetur të plagosur janë Doris Shermadhi nipi i viktimës Agron Shermadhi si dhe Andis Hysa.

Pikërisht karroca e viktimës Agim Menci dyshohet të jetë bërë shkak për këtë aksident. Burime për Report Tv bëjnë me dije se karroca ka dalë nga ara ku viktima kishte mbledhur misër dhe i ka prerë rrugën makinës tip ‘Benz’. Shoferi i kësaj makine D. Sh., banues në Cërrik ka devijuar në mënyrë që ta parakalonte karrocën por më pas është përplasur me mjetin tjetër  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë ndërsa i plagosuri tjetër po në gjendje të rëndë është në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME