Nga numërimi i deritanishëm i votave prijnë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
REZULTATET LIVE, SIPAS KQZ NË KOSOVË
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka publikuar, në faqen e saj zyrtare, rezultatet e para të zgjedhjeve që u zhvilluan sot ne Kosove. Deri me tani kryeson LDK, e ndjekur nga LVV.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, në orën 22: 45, kryetari Kadri Veseli pranoi se PDK do të kalojë në opozitë, pas shumë vitesh qeverisje.
Rezultatet e deritanishme, për 80 % të votave të numëruara, janë si më poshtë:
LVV: 26.07% (165 546 vota)
LDK: 25. 13% ( 159 633 vota)
PDK: 21.14% (134 257)
AAK-PSD: 11,76% (69 450)
NISMA-AKR-PD: 5.05% (32 058)
LISTA SERBE 5. 80 % (36 836)
PARTI TË TJERA: 9.71 % (50 765)
TË PAVLEFSHME: 3.80% (30 592)
- PDK, Kadri Veseli: Nuk fituam. Kalojmë në opozitën
- Shqipëria drejt Brukselit nga Prishtina…
- Shqiptarët treguan se mund të bëjnë zgjedhje me standarde
Sa mirë Kosova! Edhe zhvillon zgjedhje të parakohshme, edhe i bën ato pa incidente dhe nuk ka konflite. Kurse në Shqipëri as zgjedhje korrekte dhe as demokraci korrekte.
