Categories Lajme

Emrat/ Grabitën ‘Range Roverin’ në parkimin e aeroportit të ‘Nënë Tereza’, në kërkim 2 autorët!

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vjedhur një makinë Range Rover në aeroportin Nënë Tereza. Makina është gjetur e fshehur në një garazh në Astir.

‘Vodhën një automjet tip “Range Rover”, nga parkingu i aeroportit, identifikohen 2 autorët e dyshuar dhe vijon puna nga Policia, për kapjen e tyre.

Gjendet në garazhin e një pallati në Astir dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Sekuestrohen edhe pajisje të ndryshme të përdorura nga autorët, për bllokimin e GPS-së së automjetit të vjedhur, dhe sende të tjera të përdorura për vjedhjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pas kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e automjetit të tij “Range Rover” nga parkingu i aeroportit “Nënë Tereza”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, na bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes së këtij automjeti.

Nga veprimet hetimore është bërë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes së automjetit tip “Range Rover”, shtetasve E. M., 36 vjeç dhe B. H., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas dyshohen se në orët e para të datës 07.06.2023, kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.

Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur edhe gjetja në garazhdin e një pallati, në Astir, e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen e automjetit.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.’- njofton policia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME