Categories Lajme

Patrullimet në ujë/ Krijohet njësia detare që do kontrollojë vijën bregdetare

Në bregdetin e Potamit helikat e skafit që drejtohej nga një polic goditën për vdekje një 7 vjeçare tronditën mbarë vendin vitin e kaluar.

Që pamje të tilla të mos përsëriten policia kufitare ka shtuar patrullimet në ujë dhe bregdet duke monitoruar lëvizjet e mjeteve ujore dhe zbatimin e ligjit.

Përgjatë një muaji policia kufitare ka sekuestruar 28 mjete lundruese mes tyre 20 jetski dhe 8 skafe të cilët u gjetën me mungesë dokumentacioni ose duke kryer manovra të rrezikshme pranë pushuesve.

Sekuestrime janë kryer në Dhërmi, tek shkëmbi i Kavajës dhe në Shëngjin.

Kontrolle po kryen jo vetëm për mjetet argëtuese por edhe të tjera të cilat duhet të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.

Policia e Shkodres ushtroi kontroll dhe në liqenin e Komanit ku bllokoi disa varka artizanale dhe tragete pasi nuk ofronin kushtet e sigurisë për vizitorët dhe nuk ishin të regjistruara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME