Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë dy personat e shpallur në kërkim në Tiranë, u ndihmuan nga tre persona të tjerë mes tyre një grua

Në kuadër të operacionit të koduar “Mataro”, tre personat e arrestuar  nga Policia e Lezhës, janë shtetasit Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe shtetasja Marie Marku. Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, persona këta me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se shtetasit Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një v rasje në qytetin e Tiranës, për shkak të k onflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të d rogës, jashtë shtetit. Këta shtetas, si bazë për fshehjen e a rmatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku.

Ndërsa shtetasi Mark Lamkja, dhëndri i shtetasit Nikoll Marku, është kapur me a rmë z jarri p istoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Pas kontrollit ushtruar në ambiente, mjete dhe banesa të dyshuara. Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë; 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 f ishekë, f ishekë l uftarak, k apsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 a rmë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME