Categories Lajme

Emrat/ Ngjarje e rëndë në shkollën 9 vjeçare të Memaliajt, mësuesja dhunohet nga tezja e një nxënësje

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar. 43 vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë.

Sipas detajeve, tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi meësimin por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.

Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja e saj e identifikuar si S.K ka shkuar tek mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ndezur që degjeneroi në përdorimin e dhunës.

U desh ndërhyrja e stafit të shkollës për të ndalur përplasjen mes tyre. Ndërkohë vetë mësuesja ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj saj nga S.K për shkak të detyrës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME