Categories Lajme

EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, arrestohet autori dhe shoku i tij!

Është zbardhur sherri i një ditë me parë mes disa të rinjve në zonën e Kombinatit në kryeqytet, i cili përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Policia bën me dije se ka vënë në panga autorin e të shtënave, 28-vjecarin Oltjon Asllani (Vodollari) dhe bashkëpunëtorin e tij, dhe Serxho Bajza, 30 vjeç, pasi ky i fundit drejtonte mjetin nga i cili 28-vjecari qëlloi me armë, në drejtim të në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit me iniciale R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K.

Mësohet se R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K, janë proceduar penalisht së bashku me dy të tjerë,  me iniciale F. K. dhe B. M.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes.

Njoftimi i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat.

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori.

Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
• O. A(V)., 28 vjeç
• S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME