Categories Lajme

EMRAT/ Trafik droge nga Amerika Latine, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar, pjesë e bandës famëkeqe “Ndragheta”

Katër shqiptarë ishin mes 41 personave të arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pjesë e mafies Ngragheta. Bëhet fjalë për shtetasit Nertil Hoxhaj, 38 vjeç, Ervin Proshka, 32 vjeç, Reshit Seferi, 32 vjeç si dhe Ankeloid Tuci, 41 vjeç. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge në Amerikën Latinë, duke përdorur subjekte kineze, të cilët përdoronin një sistem informal për pastrimin e parave. “Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori.

Bisedat e koduara dhe struktura e shoqatës

Falë përgjimit të bisedave të koduara përmes platformës Sky ECC, hetuesit rindërtuan strukturën e shoqatës kriminale dhe të gjithë zinxhirin e furnizimit të drogës. Gjatë hetimeve u zbuluan furnizime dhe transferta për sasi prej 1200 kilogramëve kokainë, 450 kilogramë hashash dhe 95 kilogramë marihuanë. Këto sasi të mëdha do të kishin sjellë dhjetëra miliona euro për shoqatën.

Roli i kinezëve

“Një rol aktiv dhe absolutisht i çmuar në punën sistematike të pastrimit të të ardhurave të paligjshme të shoqatës kriminale u mbulua nga një rrjet i vërtetë personash me kombësi kineze. Këta të fundit, nëpërmjet mekanizmave të artikuluar të “kompensimit”, mundën t’ua dorëzonin paratë agjentëve të trafikut të drogës dhe vetë karteleve të Amerikës së Jugut nëpërmjet “agjentëve” me banim jashtë vendit”. Hetimet do të kishin treguar se, falë mekanizmit fei ch’, “shoqata ishte në gjendje të pastronte më shumë se 5 milionë euro.”

Krahas 41 personave të arrestuar, u sekuestruan 44 objekte dhe toka, 17 automjete/motoçikleta, 354 llogari bankare dhe 80 shoqëri, veprimtari tregtare dhe aksione, me një vlerë totale të vlerësuar mbi 50 milionë euro. Janë kryer edhe kontrolle të shumta personale dhe lokale, të cilat janë ende në vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME