Categories Lajme

EMRAT\ Zbardhet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë, arrestohet autori 23-vjeçar dhe shoku që e ndihmoi

Vlorë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NDËSHKIMI”. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i v rasjes me armë zjarri të 46 vjeçarit, ngjarje e ndodhur më datë 19.02.2022, në lagjen 24 Maji, Vlorë Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit. Gjithashtu sekuestrohet një sasi lënde narkotike, e dyshuar Heroinë. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe punës profesionale të kryer, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në provat e grumbulluara, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NDËSHKIMI”. Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit  Shazi Ahmetaj 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me preçedent të mëparshëm k riminal në fushën e n arkotikëve dhe të v jedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Mateo Kiptiu 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të k rimit”, Shtetasi Shazi Ahmetaj dyshohet si autor i v rasjes se shtetasit Altin Alikajt , i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi Mateo Kiptiu  dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Shazi Ahmetaj  iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë n arkotike e dyshuar e llojit heroinë. Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “V rasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i a rmëve, a rmëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME