Categories Lajme

“Fantazma e Kievit”, avioni misterioz që po frikëson rusët: Shfaqet papritur, godet dhe zhdukët

Ndërsa pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë në Ukrainë është në ditën e dytë, nuk kanë munguar pretendimet dhe kundërpretendimet për situatën në lidhje me luftën ajrore që po ndodh atje.

Deri më tani, provat konkrete aktuale të avionëve të humbur në aksion, qoftë rus apo ukrainas, kanë qenë të kufizuara, për të mos thënë të pakta, raporton abcnews.al.

Mes kësaj atmosfere konfuze, historia e “Fantazmës së Kievit” një piloti hero ukrainas po merr krahë duke u shpërndarë herë si legjendë dhe herë si e vërtetë mes banorëve lokalë.

Ai drejton një avion MiG-29 Fulcrum, i cili raportohet se ka shënuar një numër të madh suksesesh gjatë këtyre dy ditëve të fundit që mbron qiellin e kryeqytetit duke rrëzuar gjashtë avionë armiq.

https://twitter.com/i/status/1496815220135804933

Në rrjetet sociale kanë qarkulluer video të këtij avioni që qarkullon herë pas here në qiellin e Kievit “në kërkim të preve të tjera” që vijnë nga toka ruse.

Ukraina ka një numër shumë të vogël avionësh krahasuar me Rusinë, po ashtu sundon edhe ajrin me sistemet raketore S-300 dhe S-400, gjë që e bën tepër të vështirë që një avion kundërshtar të lëvizë në këtë zonë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME