Categories Lajme

Emrat\Foto/ Shtyhet për herë të dytë seanca ndaj shqiptarëve në Angli, detaje!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një seancë gjyqësore ndaj dy shqiptarëve në Angli.Mediat britanike bëjnë me dije se gjyqi ndaj tyre është shtyrë dy herë, për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë një përkthyes ‘anglisht-shqip’ dhe anasjelltas. Valdet Tafhasaj dhe Fatlind Cenaj dolën për herë të parë para gjykatës të mërkurën për hyrje të paligjshme në vend. Por seanca e tyre u shty për ditën e enjte pasi ende nuk ishte gjetur një përkthyes. Mësohet se gjykata ka përdorur “Google Translate” për t’i komunikuar shqiptarëve se seanca do të kryhej të nesërmen.

Ndërkohë, në seancën e radhës para gjykatësit Christilyn Benjamin, ishte i pranishëm një përkthyes italian. Kjo pasi gjykata kishte dëgjuar se një prej shqiptarëve kishte jetuar 4 vite në Itali dhe e kuptonte bazën e kësaj gjuhe. Kështu ai më pas do t’i tregonte edhe shqiptarit tjetër se çfarë po ndodhte në seancë. Por kjo gjë ishte kundër protokollit gjyqësor, pasi italishtja nuk ishte gjuha e tij e parë. Mes shumë peripecive gjykatësi vendosi që seanca të shtyhej edhe këtë herë. Seanca e radhës ndaj dy shqiptarëve do të mbahet të hënën e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME