Categories Lajme

Ka ndodhur në mesnatë, detaje!

Një aksident i rëndë është rregjistruar në mesnatë në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin. Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj duke u rrokullisur disa metra. Për pak momente automjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pasi ka ngecuar midis akacieve, por më pas ka rënë në ujë.

Si rezultat i aksidentit automjeti është shkatërruar, ndërsa drejtuesi e ka pasur të pamundur të dilte prej tij duke u mbytur në lumë. Shërbimit zjarrfikës i është dashur të punojnë rreth 30 minuta në thellësinë e rrjedhēs së Shkumbinit për nxjerrjen e trupit të pajetë të drejtuesit të automjetit.

Zjarrfikësit kanë sharruar pjesë të ndryshme të automjetit për të nxjerrë viktimën jashtë. Ndërkaq policia po heton rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, paraprakisht raportohet se në automjet mendohet se ka qenë vetëm drejtuesi i cili ka humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME