Categories Lajme

EMRI/ 1 milion paund kokainë e kthyer në llak, 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra, pjesë e bandës…!

Gjashtë burra, mes tyre një shqiptar, të cilët u kapën nga autoritetet britanike 31 tetor të këtij vitit, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokainë, janë dënuar me burg së fundmi nga Gjykata e Kingston Croën, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.

Shërbimet sekrete i kishin dëgjuar ata në një pijetore duke biseduar për të kthyer kimikisht drogën në një llak, me qëllim fshehjen e saj nga autoritetet.

Përfundimisht ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili më pas u përdor për të lyer 508 doreza fshesash.

Në total, shtatë burra u shpallën fajtorë për dhjetëra vepra të lidhura me drogën, përfshirë konspiracionin për të importuar kokainë.

Dënimet me burg në Gjykatën e Kingston Crown varionin nga 13 deri në 29 vjet.

Shqiptari i dënuar është Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër dhe me origjinë nga Maqellara e Dibrës.

Të dënuarit janë:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundëay, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet

Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet

Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, nga Ëordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME