Categories Lajme

EMRI/ 14 vjedhje gjatë vitit 2020, arrestohet 27-vjeçari në Berat, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 27-vjeçar i identifikuar si Rigers Nureja i dënuar 3 herë për vjedhje, është arrestuar në Berat pasi dyshohet se ka kryer 14 vjedhje gjatë viti 2022. Nureja dhe shoku i tij i shpallur në kërkim dyshohet se vodhën para, sende me vlerë dhe vegla pune në banesa e dyqane.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Berat, operacioni policor i koduar “Stuff”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, të ndodhura gjatë vitit 2022.

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe disa sende të tjera që autorët i përdornin për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stuff”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– R. N., 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. M., 38 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht:

– Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan;

– Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.;

– Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.;

– Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.;

– Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.;

– Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.;

-Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K;

– Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.;

– Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.;

– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.;

– Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.;

-Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.;

-Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh;

-Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME