Categories Lajme

Emri/ Aksident në aksin Kuçovë-Elbasan, makina përplaset me murin rrethues të një banese, shoferja ngec brenda

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Kuçovë-Elbasan, në fshatin Vlashuk. Një 33-vjeçare nga qyteti i Kuçovës ka qenë duke udhëtuar me automjetin e saj, tip Mercedes Benz, me targa AB 619 GS por pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur fuqishëm me murin rrethues të një banese në anë të rrugës

Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar para dhe pas, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është nxjerrë nga makina me ndihmën e banorëve. 33-vjeçarja Fjorela Agalliu, nga qyteti i Kuçovës, është transportuar me ambulancë fillimisht në spitalin e Kuçovës dhe më pas në Spitalin Rajonal të Beratit.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë dhe ekspertë të policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.

Fatmirësisht në momentin e aksidentit në rrugë nuk ka pasur mjete të tjera në qarkullim apo kalimtarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

62-vjeçari skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME