Categories Lajme

Emri/ Aksident në punë: humb jetën tragjikisht 39 vjeçari shqiptar në Itali

Një 39-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë tragjikisht dje në Trento të Italisë teksa po punonte në një ndërtesë që po rinovohej.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Sandër Cerri.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se një pjesë muri ka rënë mbi punëtorin shqiptar para shkollave Manzoni ku kishin nisur rinovimet nga një kompani ndërtimi në Mezzolombardo.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë brenda disa orësh pasi kishte marrë dëmtime shumë të rënda në kokë. Cerri ishte me origjinë nga Durrësi dhe ishte martuar prej 13 vitesh, raportojnë mediet italiane.

Së bashku me familjen ai jetonte në Mezzolombardo.

Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore, por më vonë ai kishte gjetur punë në ndërtim.

Si ndodhi? Cerri punonte brenda një ish-magazine të braktisur prej vitesh, e cila prej disa ditësh po i nënshtrohet rinovimeve. Mëngjesin e djeshëm Sandër Cerri ka qenë në punë me një koleg, kur aksidenti ka ndodhur pak para orës 9.45. 39-vjeçari ishte zënë poshtë mureve të brendshme ndarëse të ndërtesës që ishin shembur. E gjatë dhe komplekse ka qenë puna e shpëtimtarëve dhe zjarrfikësve për ta nxjerrë nga rrënojat. Fatkeqësisht Cerri vdiq disa orë pasi u shtrua në Santa Chiara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME