Categories Lajme

Incidenti në avion/ Spiropali: Anëtarja e ekuipazhit s’e dinte me kë kishte të bënte; Curri: Rama do që të trajtohet si Zeus

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,Elisa Spiropali, ka komentuar mbrëmjen e djeshme lajmin që qarkulloi pë incidentin me kryeministrin Edi Rama gjatë flututimit me avionin e kompanisë Lufthansa.

Ajo tha në “Zonë e Lirë” se ky është një lajm i vjetër, i sqaruar nga Endri Fuga dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe mërzitur.

Sipas saj, bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.Ndërkohë analisti Arjan Curri u shpreh se Rama ndihet mirë sa herë që flitet për të, nuk ka rëndësi mirë apo keq.

Spiropali: E ka sqaruar Endri Fuga dhe i kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Është i vjetër mesa di. Këtu mbyllet dhe është e sqaruar. Ka qenë delegacion zyrtar në një vizitë në SHBA besoj.  Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar këtu.

Curri: Ai ndihet mirë sa herë flitet për të, nuk ka rëndësi nëse flitet mirë apo keq.

Spiropali: Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

Curri: Kjo do e ketë mërzitur Ramën që se njohin në Gjermani, ai do  që të trajtohet si Zeus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME