Categories Lajme

Emri/ Dënohet me 50 vite burg ish-deputetja, bindi fëmijët të vrisnin babanë e tyre

Gjykata e Drejtësisë në Brazil, ka dhënë dënimin ekstrem për një ish-zyrtare të lartë, pasi ajo akuzohet se bindi fëmijët e saj të vrisnin babain e tyre.

Sipas mediave të huaja ish-deputetja 61-vjeccare Flordelís dos Santos dhe burri i saj pastor Anderson do Carmo kishin fituar famë në Brazil për birësimin e fëmijëve nga lagjet e varfëra të Rio de Zhaneiros.

Disa nga 55 fëmijët biologjikë dhe të birësuar të çiftit janë akuzuar për komplot për të vrarë pastorin.

Vajza e ish-deputetes është dënuar me 31 vite burg për vrasjen e babait të saj, ndërkohë që edhe djali i saj është dënuar me 33-0vite burg si bashkëpunëtor në krim (e kishte njerk viktimën).

Vrasja e pastorit

Rasti ka tronditur Brazilin që nga 16 qershori 2019, kur Do Carmo u gjet i vdekur herët në mëngjes jashtë shtëpisë së çiftit në Rio de Zhaneiro. Ish-kongresmenja dos Santos pretendoi në atë kohë se grabitës të armatosur me motoçikleta i kishin ndjekur dhe sulmuan të shoqin.

Prokurorët brazilianë e akuzuan atë për “orkestrimin e vrasjes duke bindur fëmijët të merrnin pjesë në krim dhe duke u përpjekur ta paraqiste atë si një grabitje të armatosur”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME