Categories Lajme

EMRI/I riu shqiptar zhduket pa gjurmë, çfarë i tha shoku i dhomës vëllait të tij

Policia greke po heton zhdukjen e një të riu shqiptar, pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij, Agustin Ndoj.

Martin Ndoj, 26-vjeç, i cili jetonte dhe punonte në Frangokastello Sfakia, u zhduk në gusht të vitit 2017, por pranë autoriteteve u raportua gati një vit e gjysmë më vonë. Vëllai i tij që bëri denoncimin mendon se i riu është rrëmbyer dhe vrarë. Ditën e fundit që kishte folur me Martinin, i kishte thënë se ishte i mërzitur për shkak se ishte grindur me shokun e tij të dhomës për shkak të një borxhi.

Sipas Agustin Ndoj, vëllai i kishte dhënë shokut të tij një shumë të konsiderueshme parash dhe ai nuk ia kishte kthyer kurrë. Ky ishte komunikimi i fundit me të, pasi telefoni u fik. Kështu Agustini ka telefonuar në fund të shtatorit shokun e tij të dhomës, pasi nuk mund ta kontaktonte Martinin. Shoku i dhomës i tha që vëllai i tij ishte arrestuar në Rethymnon.

Agustini kontaktoi një kushëri në Rethymnon, i cili shkoi në polici dhe e pyeti nëse Martin Ndoj ishte arrestuar. Por askush nuk rezultonte i arrestuar nën atë emër. Ndërkohë, shoku i dhomës insistoi që vëllai i tij ishte arrestuar me një emër të rremë. Kur u pyetën se ku ishin dokumentet e vëllait të tij, shoku i dhomës tha se ai nuk e di për shkak se nuk kishte qenë me të dy muaj e fundit para se të zhdukej.

Më vonë, megjithatë, shoku i dhomës i tha Agustinit se dokumentet, pasaportën, kartën e identitetit dhe karta e bankës ishin hedhur në plehra sepse ai kishte frikë se policia do ta arrestonte për përfshirjen e tij në çështjen që e çoi Martinin tek i dyshuari arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME