Categories Lajme

Emri/ Kapet për herë të dytë në “shtëpi bari” në Britani, dënohet sërish me burg 37-vjeçari shqiptar

Drejtësia britanike ka dënuar sërish me burg një shqiptar, pasi është kapur për herë të dytë me fermë kanabisi në Angli. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Rexhep Jemini, i cili kishte mbërritur në Britani me gomone përmes kanalit të La Manshit në gusht të vitit 2021.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari  kishte ngritur një fermë kanabisi në papafingon e një ndërtese në Norfolk dhe gjatë bastitsjes nga Policia më 7 nëntor të këtij viti, u gjetën më shumë se 150 bimë kanabis në faza të ndryshme rritjeje.

Ai u arrestua vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku kishte kryer dënimin për të njëjtën vepër penale. Sipas autoriteteve britanike, Rexhep Jemini ishte përdorur për të “mbikëqyrur të korrat” e kanabisit dhe ishte “një kopshtar”.

Gjykatësja tha se Jemini kishte treguar një shpërfillje të madhe të ligjit, duke përsëritur krimin, teksa e dënoi atë me 18 muaj burg, por mori parasysh faktin se shqiptari pranoi fajin para autoriteteve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME