Categories Lajme

EMRI/ Kërkohej për trafik droge, arrestohet në Tiranë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet në Spanjë është arrestuar në Tiranë nga policia. I arrestuari është shtetasi Nikolin Janina.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, bën me dije policia.

Njoftimi nga Policia Tiranë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:

N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME