Categories Lajme

EMRI/ Kush është i “forti” i Durrësit që përplasi dy policët me makinë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku mbetën të plagosur dy efektivë, të cilët u përplasën nga një makinë “Range Rover”.

Hysen Pici dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit “Range Rover” i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, pasi bashkë me të në mjet ndodhej dhe një person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim.

Pici është arrestuar disa minuta më vonë, pasi përplasi efektivët të cilët kishin ngritur postobllok.

Njoftimi i policisë: Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet  me drejtues shtetasin H.P, lëvizte në sens të kundërt.

Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim  në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por  drejtuesi i automjetit ka  vijuar lëvizjen me shpejtësi  duke përplasur  punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri  prej punonjësve të policisë, shtetasi  G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me  vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e  plotë të  rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME