Categories Lajme

EMRI/ Përndiqte 21-vjeçaren nga Orikumi në rrjetet sociale, arrestohet vlonjati

Një 21-vjeçare në Orikum përndiqej në rrjetet sociale nga një shtetas që kishte hapur një profil me emrin dhe të dhënat e tjera të saj.

Pas kallëzimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 33-vjeçarin me iniciale B. K.

Pak ditë më parë, një 45-vjeçar u arrestua në kryeqytet për përndjekje dhe hapje profilesh false në rrjetet sociale të një të njohure, me qëllim denigrimin e saj.

Gentian Gega ishte njohur me 21-vjeçaren dhe i kërkonte lidhje, por pasi e reja i tha jo ai nuk e priti mirë refuzimin e saj dhe vazhdonte të insistonte për një romancë me të. Ai i hapte profile false të resë ku e ofendonte dhe denonconte për një kohë të gjatë. Pas denoncimit që bëri e reja në Polici, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Edhe në Librazhd, një 31-vjeçar ra në prangat e policisë pasi kishte keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje. Ai kishte krijuar profile false në rrjetet sociale dhe e përndiqte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME