Categories Lajme

EMRI/ Pezullimi i drejtorit të B urgut “313”, që favorizoi Shullazin. Ja kush e zëvendëson

Drejtori i Përgjithshëm i B urgjeve, Agim Ismaili, pezulloi nga detyra drejtorin e bu rgut 313 në Tiranë, Maksim Hamitajn.

Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi

Burime thonë se Hamitaj është gjetur me shkelje dhe pritet shkarkimi i tij, ndërsa urdhri i pezullimit është firmosur dje nga drejtori i Përgjithshëm. Zyrtarisht nuk bëhen me dije shkeljet, por burime konfirmojnë se ka të bëjë me trajtimin preferencial të disa të burgosurve sa i takon takimeve me të afërmit e tyre.

Dyshohet se një prej të burgosurve që ka përfituar është edhe Emiljano Shullazi, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg. Ndërkohë, rastet e shkeljeve të konstatuara janë duke u shqyrtuar nga Drejtoria e Burgjeve, thanë dje burime për gazetën “Panorama”.

Mësohet se Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit. Shkeljet e drejtueseve të qendrave të vuajtjes së dënimit gjatë muajve të fundit, ka detyruar Ministrinë e Drejtësisë të nis një verifikim të përgjithshëm për ta dhe të hap garën për drejtues të rinj burgjesh.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.

GARA

Ministria e Drejtësisë ka hapur garën për drejtorë burgjesh, duke paralajmëruar kështu ndryshime në drejtimin e disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit. Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur kriteret dhe mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja.

Procesi tashmë ka nisur dhe ministria, pas kandidaturave të para, pritet që në datën 30 gusht të bëjë intervistat me personat e interesuar. Në njoftimin e ministrisë renditen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar, ku ndër kriteret, kërkohet njohja e gjuhës shqipe në të shkruar dhe të folur. Më tej, kandidatët duhet të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

Të zotërojë të paktën diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike apo të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët ekonomi, drejtësi, punë sociale, sociologji, psikologji, ose diploma të barasvlershme me to në fushën e rendit, sigurisë publike dhe mbrojtjes.

Të ketë një përvojë pune për të paktën 10 (dhjetë) vjet në pozicione nga të cilat 3 (tre) vjet në pozicione drejtuese, në Administratën Publike, ne Sistemin Penitenciar, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Institucionet Ndërkombëtare brenda ose jashtë vendit si dhe Institucionet e arsimit të lartë. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME