Categories Lajme

Gjenden euro nga gra bitja e Rinasit…

Kur kanë kaluar 5 muaj nga gra bitja në Rinas, bëhet e ditur se janë gjetur një pjesë e parave të grabitura.

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se paratë e sekuestruar të disa prej të arrestuarave korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendin mesditën e 9 prillit. Ato janë në prerje 50 euro, duke bërë kështu që hetuesit të sigurojnë një provë të fortë që lidh të arrestuarit me grabitjen. Deri më tani janë sekuestruar 300 mijë euro, nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin “Nënë Tereza”, Hasan Kanaçi. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.

Referuar të njëjtave burime, mësohet se Prokuroria ka kërkuar ADN e të arrestuarve, për t’i krahasuar ato me gjurmët e gjetura në furgonin e pa djegur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Por, të ar restuarit kanë refuzuar dhe do të jetë gjykata e Kr imeve të Rënda e cila do të vendosë nëse do të lejojë që t’u bëhen analizat e ADN-ve 7 të arr estuarve.

Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vr arë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME