Categories Lajme

EMRI-VIDEO\ Arrestohet 29-vjeçari në Shkodër, detaje

Policia ka arritur të arrestojë në Shkodër 29 vjeçarin Kristjan Arra, i cili dyshohet se është autor i 6 vjedhjeve brenda muajit korrik. Në 3 raste ai u ka marrë me forcë varëset nga qafa 3 qytetarëve, ndërsa ka kryer edhe vjedhje duke u future në shtëpitë e qytetarëve të tjerë.

Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”

I mori më forcë varsen nga qafa një shtetaseje në rrugë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë po për vjedhje, njëkohësisht edhe i dënuar më parë për vjedhje. 29-vjeçari i dyshuar edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë të varseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat të një pune të mirëorganizuar u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit:

  1. A. 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani“, Shkodër,  i cili ka qënë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë,  i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore të strukturave të seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas dhe konkretisht:

  • Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marë me forcë nga qafa varësen e floririt , shtetases  Xh. B.
  • Me datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.
  • Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.
  • Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit  F. K., vegla të ndryshme pune.
  • Me datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e  floririt, shtetases Z. G.
  • Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me d hune”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME