Categories Lajme

Video/ Vlorë, mbërrin më në fund ndihma nga ajri, helikopteri me ujë ndërhyn në Karaburun

Teksa Vlora është në flakë prej gati dy javësh, ka mbërritur më në fund ndërhyrja nga ajri, që do të vijë në ndihmë për të shuar zjarret në Karaburun.

Siç shihet dhe nga pamjet, helikopteri me ujë ka ndërhyrë sot në Karaburun, pas ditëve të tëra të zjarrfikësve në terren, që nuk kanë mundur të shuajnë të gjitha vatrat, për shkak të mungesës së mjeteve.

Zona e Karaburunit ka qenë dhe më delikatja, për shkak të terrenit të vështirë për të ndërhyrë, dhe për shuarjen e zjarreve kanë punuar kryesisht punonjësit e zonave të mbrojtura. Vetëm dje ata kërkuan ndërhyrjen e zjarrfikësve, pasi po rrezikohej fshati Dukat Fushë.  Vatra zjarri ka po ashtu në fshatin Kaninë të Vlorës, ndërkohë që më herët ka pasur  zjarrvënie dhe në Ksamil apo në zonën e parkut Kombëtar të Llogarasë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME