Categories Lajme

EMRI \ Vrau arkitektin italian, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari

Është dënuar me burg të përjetshëm shtetasi shqiptar Emirjon Margjini, pasi akuzohet për vrasjen e një arkitekti italin, ngjarje e ndodhur më 9 qerhor 2021.

Ndërkohë është dënuar me 16 vjet burg bashkëpuntori i tij shtetasi Mërgim Lazri.

Si ndodhi ngjarja? Çfarë shkruajnë mediat italiane

Në orën 03:44 të 9 Qershorit 2021, një britmë tronditi qetësinë në fushat e Piossasco (Torino): “Ndihmë, hajdutët”. Roberto Mottura dhe bashkëshortja Laura Mai ndodheshin në dhomën e gjumit, në katin e dytë të vilës së tyre. Djali Tommaso, 13 vjeç, flinte në dhomën ngjitur. Laura u ngrit dhe zbriti në katin e parë. Në dhomën e ndenjes pa dy meshkujt të veshur me të zeza. Gruaja vrapoi lart duke bërtitur: “Kanë hyrë hajdutët”. Bashkëshorti vrapoi drejt sallonit dhe u përball me ta. Gjithçka ndodhi në pak minuta. Një e shtënë u dëgjua. Mottura vdiq në orën 04:22, ndërsa autorët u larguan në errësirë.

Dy vjet më vonë, gjykata e Torinos, dha dënimin për dy personat në fjalë. Burg përjetë për Emirjon Margjinin, personi i cili hapi zjarr dhe 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Mërgim Lazrin. Prokuroria kishte kërkuar burg përjetë për të dy shqiptarët. Por për gjykatën Lazri nuk ishte brenda shtëpisë kur u qëllua me armë zjarri, ndaj akuza e ngritur ndaj tij u rikualifikua.

Po ashtu, gjykata urdhëroi një dëmshpërblim të menjëhershëm për familjen e viktimës, me vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba”, ishte komenti i dëshpëruar i bashkëshortes së Mottura-s, shkruan Corriere Della Sera.

Në procesin gjyqësor ndaj Margjinit dhe Larzit përfunduan edhe 4 shqiptarë të tjerë, për akuza të ndryshme, si favorizim, posedim droge e armësh, megjithatë në fund u liruan nga akuzat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME