Categories Showbiz

‘Ende më duket ëndërr’, mesazhi i parë i Merit pas fitores në ‘Love Story’

“Je e zgjedhura ime…’ ishte e fundit fjali e Saimirit që mbylli sezonin e parë të “Love Story” mbrëmjen e së hënës. Pas një rrugëtimi të gjatë, për plot 15 javë, princi i spektaklit të dashurisë zgjodhi vajzën që i tërhoqi vëmendjen qysh në takimin e parë.

E mbytyr nga emocionet, por edhe nga vendimi i Saimirit, Meri nuk arriti të thoshte asgjë pasi mësoi vendimin e tij, megjithatë, pas mesazheve e urimeve të panumërta edhe në rrjetet sociale, bukuroshja nga Elbasani ka postuar sot një video dhe një mesazh publik emocionues në mbyllje të këtij rrugëtimi të gjatë.

“Kur nisa këtë rrugëtim të njohjes me ty në “Love Story”, nuk e mendoja se përfundimi do ishim unë dhe ti. Mbase ishte e destinuar të njiheshim në këtë mënyrë dhe ndoshta fati ka rezervuar diçka të bukur për ne të dy. Ende më duket sikur jam në ëndërr. Mendoj që është një ndër gjërat më të bukura që ndjenjat tona u bashkuan në këtë mënyrë…”

Meri ka qenë për disa javë me radhë edhe e zgjedhura e publikut për të pasur takime me Saimirin. Mes shumë vajzave të tjera konkurrente në “Love Story”, Meri tërhoqi vëmendje për qetësinë e pashoqe, maturinë dhe elegancën e treguar javë pas jave. Edhe Saimiri, në një postim publik në Instagram, ka falënderuar të gjithë ndjekësit për mesazhet dhe urimet që i kanë dërguar për zgjedhjen e zemrës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME