Categories Lajme

Ende mister fati i dy të zhdukurve në Sarandë, lirohet 28-vjeçari që u dha vilën me qira

Kur ende nuk ka asnjë gjurmë të dy 45-vjeçarëve të zhdukur në Sarandë dhe asnjë të dhënë për autorët e ngjarjes së rëndë, Gjykata ka lënë të lirë, të vetmin person të arrestuar i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Dy miqtë që u zhduken në rrethana të misterioze, dyshohet se janë rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur, ndërsa autorët, sipas të dhënave jo zyrtare, janë larguar nga Shqipëria.

Policia u përpoq të shkonte tek shenjat e lëna edhe duke iu referuar dëshmive të familjarëve si dhe disa pamjeve filmike, të cilat janë pjesë e dosjes hetimore. Por, askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur me fatin e tyre prej muajsh.

Lirimi

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, i cili ka bërë negociata për t’i dhënë me qira vilën në fshatin Nivicë, Bashkia Himarë ku u gjet makina me të cilën dyshohet se u rrëmbyen Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Mësohen se gjykata ka vendosur për Baxherin masën ‘detyrim paraqitjeje’ nga arrest me burg. Ai do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Sofokli Baxheri, agjent imobilar, kishte negociuar për t’i dhënë me qira pikërisht personave të dyshuar për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit. Me pronarin ka ndërmjetësuar përmes telefonit Sofokli Baxheri dhe palët janë dakordësuar për çmimin 500 euro/ muaj.

Sapo kanë marrë vilën, sipas informacioneve të policisë, banorët e rinj janë kujdesur të vendosin një rrjetë para portës me qëllim që askush mos të shihte se çfarë ndodhtë brenda rrethimit të saj, ndërkohë që sipas dëshmive, nga ajo banesë hynin e dilnin mjete të ndryshme si fuoristradë “Mercedes-Benz G Class” ngjyrë e zezë, furgon tip “Ford” ngjyrë e bardhë, fuoristradë “Peugeot” ngjyrë e kuqe si dhe autovetura “Mercedes-Benz” me të cilën dyshohet se kanë ndodhur dy krime, vendosja e eksplozivit te banesa e Lefter Lefterit dhe rrëmbimi e zhdukja e Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit.

Pistat e hetimit për dy të zhdukurit Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME