Categories Lajme

Gjoba farmacive/ SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët, mes tyre i biri i një ish-prokurori

SPAK ka dërguar për gjykim 3 zyrtarët të cilët u arrestuan më 27 janar të këtij viti pasi u vinin gjoba farmacive. Dy specialistët Luan Çiçi, djali ish prokurorit të Krujës, Armando Luka dhe përgjegjësja e Agjencisë së Barnave Besiana Xhelili merrnin 30 deri në 50 mijë lekë që mos ndëshkonin farmacitë e kryeqytetit në gjoba kur konstatonin shkelje.

Si funksiononte skema e tre bashkëpunëtorëve?

Besiana Xhelili, e cila ishte përgjegjëse e Agjencisë së Barnave në Tiranë, pavarësisht se në organikën e punës kishte në dispozicion 15 punonjës si specialistë për të kryer kontrolle nëpër farmaci, dërgonte vetëm Luan Çiçin dhe Armando Lukën. Të dy, në marrëveshje me eproren e tyre Xhelili merrnin ryshfet tek kompanitë e barnave farmaceutike dhe farmacitë dhe në vijim përshpejtonin procedurat kur i gjenin në shkelje. Pasi merrnin paratë, të tre i ndanin me njëri-tjetrin.

Babai i Luan Çiçit, prokurori Bujar Çiçi, rezulton të jetë shkarkuar një herë nga detyra në vitin 2008 me kërkesë të kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama dhe vendim të Presidentit për shkelje të rënda me detyrën. Për prokurorin Çiçi, në vitin 2014 u morën masa administrative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për mos deklarim në kohë të pasurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME