Categories Lajme

Energjia, rritet tarifa e transmetimit, ERE miraton 0.85 lekë/kWh

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi këtë të mërkurë rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë nga 0.75 lekë në 0.85 lekë për çdo kilovat/orë.

Kjo rritje erdhi pas kërkesës së OST për të rishikuar tarifën për shkak të rritjes së kostove të operimit të kompanisë në kushtet e krizës së energjisë dhe ku vetëm shpenzimet për mbulimin e humbjeve janë rritur me dy herë.

Përfaqësues të Entit argumentuan se tarifa prej 0.85 lekë do të jetë në fuqi nga 1 maji 2022 deri në 31 dhjetor 2024 si një mesatare e llogaritur sipas planit të shpenzimeve në tre vite.

Gjithsesi Enti u shpreh se në bazë të ndryshimeve në treg vit pas viti mund të këtë rishikime nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë thelbësore.

Aplikimi i OST

Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkoi një tarifë edhe më te lartë se miratimi i Ere. Ky i fundit përllogariti se, të ardhurat e munguara për vitet 2021-2022, “janë në masën 3,457 milionë lekë ose 0.24 Iekë/kWh. Tarifa mesatare 3 vjeçare e transmetimit përllogaritej 1.47 leke/kWh.

“Ne vlerësimet e metodologjisë së propozuar, të ardhurat e kërkuara do të mund të ndaheshin sipas përdoruesve të rrjetit. Kështu, të ardhurat e kërkuara prej 34.4 miliardë lekë për vitet 2022-2024, do të mund të ndaheshin në 30.1 miliardë lekë për furnizuesit dhe 4.3 miliardë lekë për prodhuesit dhe/ose tregtarët të cilët përdorin rrjetin e transmetimit për transaksione të energjisë elektrike jashtë kufijve te vendit.

Sipas metodologjisë së propozuar, tarifa e transmetimit do të kishte 3 komponentë, të cilët i takojnë shërbimeve të transmetimit (Transmetim; Operim dhe Treg).

Për përdoruesit e rrjetit të transmetimit në funksion të tregut të brendshëm të energjisë, do të mund të aplikoheshin 3 komponentët e tarifës. Për përdoruesit e rrjetit të transmetimit në funksion të tregut të jashtëm të energjisë, do të mund te aplikohej vetëm tarifa e përdorimit të rrjetit të transmetimit.

Sipas përllogaritjeve, tarifa mesatare e Furnizuesve do të mund të ishte 1.29 lekë/kWh (0.87 lekë/kWh – Transmetimi; 0.42 lekë/kWh – Operimi; 0.005 lekë/kWh – Tregu), ndërsa për Prodhuesit dhe tregtaret që japin energji jashtë vendit tarifa do të mund të ishte 0.87 lekë/kWh” thuhet në aplikim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME