Categories Kulture

Engoba, tradita mijëvjeçare iliro-ballkanase e gdhendjes së qeramikës, në atelienë e artistit Zeqir Alizoti

Në traditën tonë prodhimi i qeramikës zë një vend të veçantë; që prej antikitetit të hershëm e deri në ditët tona, me argjilën e përpunuar me dorë, njerëzit e lashtë  krijonin objekte utilitare të përdorimit të përditshëm. Kjo traditë në popuj dhe vende të ndryshme të botës  u rrit dhe u zhvillua jo vetëm teknikisht por në formë, në motive dhe në karakterin funksional të tyre. Veçoritë individuale, motivet, shpirti dhe tradita në shekuj, u ruajt dhe u zhvillua në popuj dhe qytetërime të ndryshme.

Kështu ndodhi edhe në vendin tonë. U hapën reparte dhe fabrika të ndryshme, si në Tiranë, Vlorë, Kavajë, Korçe e gjetkë. Diku u ruajt tradita dhe trashëgimnia, duke krijuar objekte artistike, funksionale, krejtësisht të veçanta në motive, forma etj.. Pas viteve `90, në kushtet e ekonomisë së tregut, shumë prej këtyre reparteve dhe zejtarëve  u transformuan, duke iu përshtatur kërkesave të tregut, të brendshëm dhe të jashtëm. Shumë zeje  humbën ose u transformuan në krijimin e objekteve pa vlera të veçanta artistike. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, në mungesën e kërkesave të tregut për objekte me vlera dekorative, popullore: (si rezultat  i një turizmi sporadik)  zejtarët apo qeramistët e mirëfilltë profesionistë u përpoqën dhe e mbushën tregun me objekte artizanale  me vlera të ulëta në çmime, në dëm të cilësisë  dhe ruajtjes së traditës.Një rol negativ ka luajtur prodhimet artizanale që vinin nga tregu i jashtëm; Tregtarët e mbushën tregun me objekte të cilat i blinin me kilogramë dhe i shisnin me copë në tregjet tona. Kjo bëri që shumë zejtarë për të mbijetuar ulën pretendimet dhe vlerat e artizanatit popullor tradicional. Në luftën e madhe për mbijetesë dhe në përpjekje të ruatjes së traditës, një punë të veçantë profesionale, duke u mbështetur në traditën tonë  është bërë në repartin e qeramikës në qytetin e Vlorës. Ky repart me një traditë  shumëvjeçare konkuroi në tregun e brendshëm e të jashtëm për një periudhë tepër të gjatë, duke i dhuruar tregut qindra objekte me vlera funksionale dhe artistike. Duke e përfaqësuar vendin në dhjetëra panaire dhe ekspozita brenda dhe jashtë vendit. E veçanta dhe merita qëndron që objektet artistike që i servireshin tregut, ishin në formë , teknikë dhe motive krejtësisht të traditës. E bëmë një hyrje kaq të gjatë, pikërisht për t`ju rrëfyer për njërin prej personazheve të kësaj historie, që ka luajtur një rol të veçantë dhe specifik jo vetëm në botën e bukur të qeramikës por edhe në fushën e artit të sklupturës. Po flasim për skulptorin qeramist  Zeqir Alizoti, i cili me mjeshtëri ka shfrytëzuar teknikat e veçanta  të trashëguara, si engoba,  një teknikë mijëravjeçare në trevat ballkanike dhe kryesisht në vendin tonë, të pasuruara më tej me motive  popullore të krahinave të ndryshme. Mbi këtë traditë e trashëgimni  ai ka mbështetur edhe krijimtarinë profesionale si artist bashkëkohor. Mjafton të bëni një vizitë në atelienë e artistit, për t`u mrekulluar me motivet e lashta ilire të vazove të qeramikës, me format e bukura femërore e mashkullore, veshur me kostume tradicionale shqiptare apo motivet floreale të gdhendjeve me engoba. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm që çon në ruajtjen e traditës mijëravjeçare, e cila flet për vlerat e lashta të origjinës sonë. Duke qenë një teknikë e vështirë që kërkon edhe kosto të larta, rreziku iI humbjes apo i tjetërsimit është shumë i madh prandaj këta artistë duhen mbështetur e vlerësuar, duke e nxjerrë sa më shumë në pah punën e tyre të mrekullueshme.

 

Nëse nuk keni mundësi ta vizitoni artistin në atelienë e tij dhe të admironi nga afër momentet e tij të punës, ju mund të shkoni në çdo kohë në Vlorë, pranë teatrit Petro Marko, në libarinë Toena, e të vizitoni një shoë-room të pasur në punime qeramike të mrekullueshme e pse jo, të merrni me vete ndonjërin prej tyre si souvenir apo t`ia bëni dhuratë dikujt.

   

Ne prekëm vetëm njërën anë të artistit; atë të punimit të qeramikave por nuk harrojmë të përmendim punët e tij të mreullueshme në skulpturë. Për to do t`ju flasim në një artikull tjetër, në një tjetër numër të Travel Magazine.Travel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME